Robben pështyu Sagnan
Arjen Robben mund të detyrohet të shpjegojë sjelljen e tij pas sugjerimeve se mesfushori i Bayern Munichut pështyu mbrojtësin e Arsenalit, Bacary Sagna. Ish ylli i Chelseas dukej sikur kontrollonte Sagnan nëse ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë në përballjen e tyre të parë në Emirates Stadium në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së…

Sport
Arjen Robben mund të detyrohet të shpjegojë sjelljen e tij pas sugjerimeve se mesfushori i Bayern Munichut pështyu mbrojtësin e Arsenalit, Bacary Sagna.
Ish ylli i Chelseas dukej sikur kontrollonte Sagnan nëse ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë në përballjen e tyre të parë në Emirates Stadium në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Por, derisa tërhiqej, ai pështyu drejt e në kokën e Sagnas, i cili nuk kishte ide se çka po ndodh.
Incidenti është xhiruar nga kamerat. Kjo nuk është hera e parë të një ngjarje të tillë në përballje mes Arsenalit dhe Bayern Munichut. Cesc Fabregas pështyu Michael Ballackun disa vjet më parë.