Robben: Duhet të synojmë finalen e Ligës së Kampionëve

Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben ka thënë se skuadra e tij duhet të synojë të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve gjatë këtij sezoni.

Sport

17/09/2014 17:24

Robben ka thënë se një skuadër si Bayern Munich, duhet çdo herë të synojë finalen e Ligës së Kampionëve.

“Bayern Munich duhet të synojë për finalen e Ligës së Kampionëve përsëri. Ne çdo herë duhet të jemi të kujdeshëm duke mos qenë arrogant, por me këtë skuadër që ka Bayerni, duhet të ketë çdo herë një ambicie të tillë”.

“Ne nuk e fillojmë garën europiane me synim për të arritur në çerek-finale ose në gjysmëfinale”.

“Natyrisht që ne kërkojmë finalen, sidomos pasi ajo luhet në Berlin. Stadiumi na përshtatet neve. Unë kam fituar tre nga katër finalet e zhvilluara këtu në kuadër të DFB-Pokal”, përfundoi holandezi.