Rizvanolli njofton për minatorët e Trepçës që kanë mbetur të ngujuar: Janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja emergjente
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se minatorët që ndodhen brenda minierës së Trepçës janë në gjendje të mirë, pas një defekti të shkaktuar në pajisjet elektrike. Sipas informatave të pranuara nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00, transmeton lajmi.net. Ndërkohë, ekipet teknike janë…
Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se minatorët që ndodhen brenda minierës së Trepçës janë në gjendje të mirë, pas një defekti të shkaktuar në pajisjet elektrike.
Sipas informatave të pranuara nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike në minierë.
Për të siguruar daljen e punëtorëve, është duke u organizuar dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.
Menaxhmenti i Trepçës ndodhet në vendngjarje dhe po e përcjell nga afër situatën. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësve.
Postimi i plotë i ministres Rizvanolli:
Sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë. Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00. Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji. Ndërkohë, po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente. Menaxhmenti është në vendngjarje, ku kanë qenë edhe policia dhe zjarrfikësit./lajmi.net/