Rita Ora në lule për dizajnet e Adidas

Rita është paraqitur me veshje sportive të Adidas me dizajn të saj, pas nënshkrimit të kontratës për të dizajnuar për firmën e njohur.

ShowBiz

26/03/2014 08:34

Rita tanimë ka filluar me dizajnet e veta për Adidas Originals. Kompania para pak kohe i ka ofruar Ritës të jetë pjesë e firmës dhe të bëjë dizajne të veshjeve sportive.

Rita, shumë e entuziazmuar e ka pranuar ofertën dhe tani ka filluar punën.

Ajo është parë në studio të Adidas duke punuar, e veshur me veshje sportive të detajizuara me trëndafila rozë deri tek atletet.

Dizajne të tjera do të vijnë së shpejti, por që tani shihet se Rita do t’i sjellë një frymë të re fimës.