Rita Ora ndihet e lumtur që e takoi sërish Princin Harry

Rita Ora mbrëmë performoi në një konceert bamirësie.

ShowBiz

12/06/2019 14:59

Koncerti në të cilin performoi këngëtarja, ishte organizuar nga fondacioni “Sentebale”, i themeluar nga Princi Harry, shkruan lajmi.net.

Paratë e grumbulluara nga ky koncert do t’u dhurohen të rinjve të prekur nga HIV-i në Afrikën Jugore.

Këngëtarja ka publikuar së fundi disa fotografi në Instagram, përmes së cilave flet për takimin me Princin dhe koncertin, në të cilin performoi së fundi.

“Faleminderit aq shumë nga @sentebale dhe Hampton Court që më kishit mua mbrëmë! Ishte e mahnitshme të shihja përsëri Dukën e Sussexit dhe ishte një nder i madh për të performuar dhe për të treguar mbështetjen time për punën e mrekullueshme të Sentabale, që ndihmon të rinjtë e prekur nga HIV në Afrikën Jugore”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BynBc9GFVGK/