Rita Ora ndan imazhet me veshje ekstravagante nga Parisi

Këngëtarja e njohur ka mbajtur koncertin në qytetin e Parisit.

ShowBiz

05/10/2021 11:57

Rita Ora e cila njihet si njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare me famë botëre, tash e disa javë ka paralajmëruar se ajo do të mbajë një koncert në Paris, shkruan lajmi.net.

“Iconic People in Iconic Places”, me performancë nga Rita Ora u zhvillua të enjten, më 30 shtator në periferi të Javës së Modës në Paris. Këngëtarja për këtë koncert ishte shpehur e emocionuar duke thënë se ishte një shfaqje e paharrueshme dhe një moment i pabesueshëm për të.

Bukuroshja shqiptare në ‘Live From The Eiffel Tower’, prezantoi hitet e saja si, “Anywhere”, “Lonely Together” dhe “Let You Love Me”, si dhe këngë nga albumi i saj i fundit “Bang”.

Ajo së fundi ndau pamje nga paraqitja e saj në Koncert duke mahnitur fansat e saj me fotografitë në veshet glamuroze plot shkëlqim./Lajmi.net/