Risia e radhës nga ‘Twitter’, do t’i gëzojë të gjithë përdoruesit

Twitter po punon në një veçori të një butoni për t'i ndaluar njoftimet përkohësisht.

Auto & Tek

07/08/2019 17:05

Platforma do lejojë përdoruesit të ç’aktivizojnë përkohësisht përditësimet në llogaritë e tyre, transmeton lajmi.net.

Sapo të shfaqet, veçora do të shfaqet në formë të një zileje në këndin e sipërm të djathtë.

Teorikisht, do ketë tri mundësi zbatimi: ndalim njoftimi në një, tri ose dymbëdhjetë orë.

Edhe pse ende nuk është njoftuar zyrtarisht, veprimi u vu re nga studiuesja e aplikacioneve Jane Manchun Wong. /Lajmi.net/