Rinovimi me Saka – optimizëm tek Arsenal

Prioriteti i Arsenal është rinovimi me Bukayo Saka. Ylli anglez në rritje, Bukayo Saka po shkon drejt fundit të kontratës së tij me Arsenal. ‘Gunners’ janë duke punuar për të gjetur një marrëveshje të re me lojtarin, dhe te klubi ka optimizëm. ‘Dailymail’ shkruan se Arsenal kanë besim se marrëveshja do të arrihet, përcjell lajmi.net.…

Sport

03/10/2022 20:03

Prioriteti i Arsenal është rinovimi me Bukayo Saka.

Ylli anglez në rritje, Bukayo Saka po shkon drejt fundit të kontratës së tij me Arsenal.

‘Gunners’ janë duke punuar për të gjetur një marrëveshje të re me lojtarin, dhe te klubi ka optimizëm.

‘Dailymail’ shkruan se Arsenal kanë besim se marrëveshja do të arrihet, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi anglez ka hezituar deri tani të firmosë kontratën e re, dhe kjo ka nxitur shumë spekulime.

Emri i Saka është lidhur me skuadra jashtë Londrës, por starti i mirë i Arsenal këtë sezon mund të ndryshojë gjërat.

Mbetet të shihet nëse Arsenal do të arrijë ta blindojë anësorin anglez. /Lajmi.net/