Rimat e Feros kanë nisur nga libri i kujtimeve në fillimet e arta të shkollimit

18:17 | 29 Maj 2018

Reperi Feronit Shabani i njohur për publikun shqiptar si Fero, është personazhi më i komentuar në media këto ditë.

Qasja e shpejtë e tij në muzikë ka bërë poashtu që të jetë edhe i sukseshëm me publikimin e projekteve muzikore me të cilat në Youtube ka pranuar shumë klikime, shkruan lajmi.net

Në disa intervista ai madje ka treguar se repin e ka pasur në qejf shumë moti, atëherë kur nuk ka qenë i njohur për publikun e as mediat.

E kjo deklaratë e Feros po del të jetë shumë e vërtetë pasi lajmi.net e ka siguruar një foto e cila supozohet të jetë nga libri i kujtimeve të shkollës.

‘’Mos shko aty ku ka mjegull’’, shkruan pranë fotos në të cilën shihet reperi gjilanas./Lajmi.net/