Rikthimi tek Barcelona, dëshira e madhe e Xavi Simons

Barcelona pritet të jetë e ngarkuar këtë verë dhe teksa ata janë lidhur me disa sulmues të ndryshëm, njëri prej tyre ka pak gjasa që të ndjekë hapat e Dani Olmos, si dikush që u largua nga klubi në moshë të re dhe u rikthye disa vite më vonë. Njësoj si Olmo, Xavi Simons u…

Sport

20/04/2025 19:52

Barcelona pritet të jetë e ngarkuar këtë verë dhe teksa ata janë lidhur me disa sulmues të ndryshëm, njëri prej tyre ka pak gjasa që të ndjekë hapat e Dani Olmos, si dikush që u largua nga klubi në moshë të re dhe u rikthye disa vite më vonë.

Njësoj si Olmo, Xavi Simons u largua nga Barcelona kur ishte pjesë e La Masias. Në moshën 16-vjeçare, ai vendosi të bëhej pjesë e PSG-së, ku aty qëndroi deri në vitin 2023, para se të transferohej tek Leipzigu.

Simons ka shansa që të largohet nga Leipzig këtë verë me shumë klube që janë vënë pas tij, por klubi në të cilin ai dëshiron të transferohet nuk janë të interesuar të bëjnë ndonjë lëvizje.

Kjo sipas Fabrizio Romanos, i cili ka zbuluar se 21-vjeçari ëndërron të rikthehet tek Barcelona në një të ardhme të afërt.