Rikthimi i Thiagos në formacionin startues te Liverpooli
Thiago Alcantara është lënduar pas një ndërhyrje nga Richarlison në ndeshjen ndaj Evertonit më 17 tetor të këtij viti.
Sport
Që nga ajo ndeshje, Thiago nuk ka zhvilluar asnjë minutë tjetër në Anfield dhe i ka munguar shumë mesfushës së Liverpoolit.
Sidoqoftë, spanjolli është rikthyer javën e kaluar në seancën stërvitorë dhe ka treguar shenja të mira për një rikthim eventual.
Ndeshja e ardhshme e menaxherit Jurgen Klopp do të jetë kundër Newcastle United nesër në mbrëmje.
Goal raporton se ka mundësi të madhe që Thiago të ketë pak minutazh në këtë ndeshje dhe të jetë super i gatshëm për ndeshjen e vështirë ndaj Southampton./Lajmi.net/