Rikthimi i Shaqirit

Pas pesë javësh mungese, Xherdan Shaqirit i është rikthyer buzëqeshja. Ylli kosovar i Bayern Munichut ka filluar stërvitjet pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014. I shoqëruar nga trajneri i kondicionit, Thomas Wilhelm, Shaqiri vrapoi për rreth 20 minuta, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e…

Sport

15/11/2013 11:18

Pas pesë javësh mungese, Xherdan Shaqirit i është rikthyer buzëqeshja. Ylli kosovar i Bayern Munichut ka filluar stërvitjet pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.

I shoqëruar nga trajneri i kondicionit, Thomas Wilhelm, Shaqiri vrapoi për rreth 20 minuta, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e Bayern Munichut.

Kurse, Shaqiri ka publikuar një fotografi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ku ka shkruar shkurt: “Më në fund jam kthyer në fushë”.

Mesfushorit i është parashikuar një mungesë prej shtatë javësh pas dëmtimit që pësoi në Tiranë kurse duket se ngadalë do të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola.