Rikthehet “Spitting Image”, karaktere të saj edhe Harry e Meghan

ITV ka njoftuar për rikthimin e komedisë "Spitting Image" me Harryn dhe Meghan në sezonin e ri.

ShowBiz

06/03/2020 18:03

ITV ka konfirmuar se po rikthehet  komedia e famshme “Spitting Image”, me Princin Harry dhe Meghan Markle si pjesë të saj, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Shfaqja satirike po rikthehet pas 24 vitesh në ekran, duke qenë një nga shfaqjet më të shikuara në vitet 1980-1990.

Një poster për serinë e re – e cila do të transmetohet nga sërimi “BritBox”, zbulon karakteret e reja, si Harry, Meghan, Presidenti Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Prince Andrew, Kanye West, Dominic Cummings dhe Beyonce gjithashtu janë caktuar si karaktere të shfaqjes, sipas raportimeve.

Roger Law po kthehet në krye të shfaqjes dhe ekipit të saj krijues. /Lajmi.net/