Rikthehet në stërvitje Modric, i gatshëm për ndeshjen ndaj Elches

Mesfushori kroat është rikuperuar dhe është gati për duelin e radhës të Real Madridit.

Sport

28/10/2021 17:51

Luka Modric pati lodhje muskulare dhe nuk u paraqit në takimin e mbrëmshëm mes Real Madridit dhe Osasunës që u mbyll 0-0, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, futbollisti duket se nuk ka ndonjë lëndim serioz pasiqë sot është paraqitur në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Modric pritet të jetë startues në sfidën e radhës që “Los Blancos” e luajnë të shtunën kundër Elches nga ora 14:00.

Mbrëmë ndaj Osasunës vendin e kroatit në formacion e zuri i riu Eduardo Camavinga që startoi nga fillimi.

Përkundër moshës, Modric është ende në formë të lartë fizike dhe po paraqitet mjaft mirë nën urdhërat e Carlo Ancelottit këtë edicion. /Lajmi.net/