Rikthehet në shtëpinë e tij një person që ishte raportuar i zhdukur në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 22 maj të këtij viti, një person ka raportuar në Polici se djali i tij me probleme shëndetësore, ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer. “Rr. Ymer Paqarizi, Prishtinë 22.05.2026 – 00:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij, i cili është me probleme shëndetësore,…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 22 maj të këtij viti, një person ka raportuar në Polici se djali i tij me probleme shëndetësore, ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
“Rr. Ymer Paqarizi, Prishtinë 22.05.2026 – 00:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij, i cili është me probleme shëndetësore, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raport.
Po atë ditë në mbrëmje, ai ka njoftua Policinë se djali i tij është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.
“Shtesë: 22.05.2026- 22:30. Ankuesi ka raportuar se djali i tij është kthyer në shtëpi shëndosh dhe mirë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Lajmi.net/