Të Infektuar: 18.910

Të Shëruar: 15.367

Të Vdekur: 674

Rikthehet në Shtëpinë e Bardhë këshilltarja që “mori më qafë” Donald Trump

14:31 | 16 Tetor 2020

Këshilltarja e Donald Trump, Hope Hicks, e cila u bë shkak për infektimin e presidentit amerikan më koronavirus, është rikthyer në detyrë.

Të enjten ajo u fotografua t’i bashkohej stafit të presidentit.

Hope udhëtoi me Trump për një fushatë dy ditore të tij në Karolinën e Veriut dhe Florida.

Por, edhe pse vetëm pak kohë më parë ajo u infektua me Covid dhe infektoi edhe Trump, Hick u fotografua duke mos mbajtur maskë.

Natyrisht që as Trump nuk mbante maskë, dhe kështu që me sa duket ajo ndjek shembullin e shefit të vet.