Rikthehet futbolli kosovar me dy ndeshje të Kupës

Pushimit të gjatë në futbollin kosovar i ka ardhur fundi.

Sport

08/02/2020 08:18

Është Kupa e Kosovës që aktivizon futbollin e Kosovës, që njihet edhe si fillim i sezonit pranveror.

Në kuadër të Kupës së Kosovës, sot (e shtunë) janë paraparë të zhvillohen dy ndeshje.

Është Drenica që në ora 12:30 pret në stadiumin ‘Bajram Aliu’ skuadrën e Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Një tjetër ndeshje interesante, është edhe ajo mes Prishtinës dhe Vushtrrisë që luhet në ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 13:00./Lajmi.net/