Rikthehet edhe Premierliga, dy ndeshjet që zhvillohen sonte
Premierliga edhe zyrtarisht rikthehet në ekranet tona nga dita e sotme.
Sport
Ashtu si shumica e kampionateve tjera, edhe ai anglez do të rikthehet pas bllokimit gati tre mujor për shkak të pandemisë Covid-19.
Sot, me fillim nga ora 19:00, do të zhvillohet takim i parë ndërmjet Aston Villës dhe Sheffield United, përcjell lajmi.net.
Ndërkohë, nga ora 21:15 luhet derbi mes Manchester City dhe Arsenal.
Qytetarët e kanë të garantuar pozitën e dytë, kurse Topçinjtë po luftojnë për dalje në Evropë.
Këto dy ndeshje janë të mbetura, për shkak që City dhe Aston Villa luajtën në finalen e Kupës Carabao. /Lajmi.net/