Rikthehen Mr. and Mrs. Smith, Angelina dhe Brad Pitt së bashku në film të ri

Pas gati një dekade, çifti më i dashur i Hollywoodit kthehen bashkë në ekranin e madh, pasi do të aktrojnë të dytë në një film të ri.

ShowBiz

03/05/2014 17:54

Ishte filmi i vitit 2005 ‘Mr. And Mrs. Smith’ ai që ka bashkuar njërin ndër çiftet më të fuqishëm të Hollywood-it kohët e fundit.

Filmi ka pasur një sukses të madh ndërsa ka bërë që çifti i martuar në film të lidhen bashkë edhe në jetën reale.

Tani, pas gati një dekade ata kanë vendosur që të bëjnë bashkë një film tjetër, ku do të aktrojnë të dytë, kanë treguar burime të sigurta për JustJared.

Filmi thuhet se do të xhirohet në Evropë dhe është përshkruar si një projekt shumë ngazëllyes që njerëzit nuk do të donin ta humbasin.

38 vjeçarja Jolie ka bërë skenarin e filmit dhe thuhet se e ka bërë me plan de ka filluar bisedimet me të fejuarin e saj, 50 vjeçarin Brad Pitt që të aktrojnë bashkë.

Në ndërkohë, Pitt është ka xhiruar filmin World War II i cili do të dalë në kinema më 14 nëntor, ndërsa Angelina ka përfunduar me filmin ‘Maleficient’ i cili pritet të dalë së shpejti dhe po punon në post-produksionin e filmit të saj ‘Unbroken’.