Rihapet zona me “drita të kuqe”, prostitutave nuk u lejohet seksi oral

Zona me “drita të kuqe” në Amsterdam është rihapur pas pandemisë, derisa punonjëset pritet të vendosin doreza dhe maska në dorë për seks që i mbron nga koronavirusi.

Fun

02/07/2020 19:00

Pasi ra numri i vdekjeve në Holandë tek moshat e reja, kryeministri holandez Mark Mark Rutte ka lejuar që industria e seksit të rifillojë nga 1 korriku, shkruan tabloidi britanik Daily Star, transmeton lajmi.net.

Prostitucioni është i ligjshëm dhe i rregulluar me ligj në Amsterdam. Prostitutat, të cilat promovohen në dritare, janë paguese të taksave.

Lagjja tërheq miliona vizitorë përmes shfaqjeve seksi, klube për të rritur dhe bordello, ku prostitutat pozojnë me veshje të brendshme pas dritareve me dritë të kuqe.

Sidoqoftë, një vizitë në rrethin e famshëm tani do të jetë pak më ndryshe se para pandemisë.

Çdo dhomë do të pastrohet plotësisht pas çdo seance, përfshirë të gjitha objektet.

Qeveria holandeze urdhëroi mbylljen e klubeve seksuale dhe bordellove më 15 mars. /Lajmi.net/