Rihapet kopshti filmik i Edenit
Një lajm i mrekullueshëm për adhuruesit e kinematografisë. Do të rihapet kinemaja më e vjetër në botë, l’Eden Theatre, në të cilën u shfaqën filmat e parë të vëllezërve Lumiere, në vitin 1899.
ShowBiz
Kinemaja më e vjetër në botë, l’Eden Théâtre, në të cilën u shfaqën filmat e parë të vëllezërve Lumière në vitin 1899, do të rihapet.
Aktoret Juliette Binoche dhe Nathalie Baye, si dhe regjisori Roman Polanski, do të jenë prezentë në ceremoninë emocionale në qytetin La Ciotat, afër Marseille.
Vëllezërit Auguste dhe Louis Lumiere këtu i shfaqën filmat e tyre para 250 spektatorëve të magjepsur, më 21 mars 1899.
Ndërtesa ishte pronë e Raoul Gallaud, shokut të babait të vëllezërve.
Kinemaja u mbyll në vitin 1995, por përkrahësit e këtij monumenti historik nuk reshtën së kërkuari hapjen e sërishme.
Pas përzgjedhjes të Marseille si Kryeqytet Kulturor i Europës, në 2013, autoritetet vendore më në fund vendosën që të investojnë 6 milionë euro në renovim.
Eden do të operojë si kinema e zakonshme nga një operator privat, kurse vizitorët do të mund ta shohin edhe një ekspozitë permanente për origjinën e filmit.
Fasadës do t’i shtohet një instalacion me laser në formë të trenit, referencë kjo e filmit 50 sekondësh L’arrivée d’un train en gare de La Ciotat (Mbërritja e trenit në stacionin e La Ciotat), të xhiruar nga vëllezërit Lumiere në 1895.
A.M.
Les frères Lumière: L’arrivée d’un train en gare de La Ciotat