Rihanna shfaqet sensuale në fotosesionin e ri për markën e saj

Këngëtarja ka pozuar për koleksionin e ri pranveror të markës së saj 'Savage X Fenty'.

ShowBiz

08/03/2021 14:38

Duke pozuar në koleksionin e ri, Rihanna tregoi linjat derisa reklamonte të brendshmet e reja, transmeton lajmi.net.

Ajo shfaqi disa printime me lule dhe ngjyra të freskëta në veshjen e saj pikërisht për stinën pranverore. Këngëtarja kishte venë në pah asetet trupore duke përshtatur dukjen me makijazh teksa mbante në dorë edhe lule.

Ndryshe, Rihanna dikur është menduar para së gjithash si këngëtare, mirëpo sot njihet edhe si sipërmarrëse dhe modele.

Me një pasuri prej 600 milion dollarë siç llogaritet në 2019 nga Forbes  kjo e bën atë muzikanten më të pasur në të gjithë globin./Lajmi.net/