Ribery zbulon ku do të luajë pas largimit nga Bayern

Franck Ribery ka bërë të ditur se Bayern Munich do të jetë klubi i tij i fundit i futbollit në Evropë.

Sport

09/12/2016 12:26

Franck Ribery nuk do të luajë për asnjë skuadër tjetër në Evropë pas Bayern Munichut.

Mesfushori francez është zotuar se pas gjigantit bavarez nuk ndihet i gatshëm ta përfaqësojë një ekip tjetër.

“Në Evropë, Bayern Munich do të jetë ekipi im i fundit, 100 për qind”, deklaroi ai për “EuroSport.de”, përcjell “Lajmi.net”.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas skadimit të kontratës këtu. Mund të ndodh që të vazhdoj edhe për një vit, por jo në Evropë”, theksoi Ribery.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.