Ribery e turpëroi Messin (VIDEO)
Lionel Messi është në qendër të vëmendjes pas dy golave dhe driblimit që i bëri mbrojtësit të Bayern Munichut, Jerome Boateng. Por, dy vite më parë ai ishte turpëruar nga Franck Ribery.

Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi shkëlqeu duke realizuar dy gola në fitoren 3:0 ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Përveç kësaj, ylli argjentinas i ka mahnitur të gjithë me driblimin që ia bëri mbrojtësit Jerome Boateng i cili u rrëzua në tokë në aksionin e golit të dytë.
Mirëpo, në ballafaqimin e dy viteve më parë, Messi ishte viktimë e një driblimi të ngjashëm, kur e ‘trullosi’ mesfushori i Bayernit, Franck Ribery.
