Ribashkim nga Destiny’s Child!

Beyonce dhe Kelly Rowland i bashkohen anëtares tjetër të Destiny’s Child, Michelle Williams, për një këngë të re bashkë pas shumë vitesh.

ShowBiz

19/06/2014 01:15

Michelle Williams ka lansuar një këngë të re me video dhe ka një befasi për publikun. Ajo ka ftuar shoqet e saj, koleget nga grupi i famshëm dhe shumë i suksesshëm “Destiny’s Child” për t’iu bashkuar në këngën e re ‘Say Yes’.

Beyonce dhe Kelly Rowland këndojnë po aq pjesë sa Michelle, ndërsa ajo ka thënë: ‘Të punoj së bashku me Destiny’s Child përsëri ishte mahnitëse. Jam shumë e prekur nga ky moment dhe që i kam vajzat me mua’.

‘Ndonjëherë regjisori ose asistentët e produksionit  thonin: Hadje vajza, bëni atë që dini më së miri së bashku, sepse kur u bënim bashkë ne bënim si kur ishim më të reja, gjithmonë duke qeshur dhe duke folur për shumë gjëra. Ishte moment i madh’, shtoi ajo.

Më poshtë është kënga e sapo dalur nga treshja e vajzave fantastike.