Rezultatet dëshmojnë se Barcelona dhe Real Madridi janë në rënie

Athletic Bilbao që fitoi Superkupën e Spanjës ishte dëshmi se Real Madridi dhe Barcelona janë në rënie.

Sport

18/01/2021 21:51

Skuadra e Marcelino Garcia me plotë meritë fitoi trofeun duke mposhtur dy gjigantët më të mëdhenj spanjoll brenda vetëm 72 orëve, përcjellë lajmi.net.

Sipas një analize të bërë nga Marca, ka rezultuar se dy klubet e mëdha spanjolle janë dukshëm në rënie.

Barcelona vitin e kaluar nuk fitoi asnjë trofe dhe shumë yje refuzuan zbritjen e pagës, problem që ishte edhe te Real Madridi.

Ndërsa, nëse flasim për këtë edicion, Atletico Madrid është në kreun e La Liga-s, me katër pikë përpara plus dy ndeshje më pak të zhvilluar.

Shanset që ndoshta dy ekipet më të mira te të gjitha kohërave të mbesin pa trofe këtë edicion është e madhe ose se paku njëra ndër to të fitojë Kupën e Mbretit./Lajmi.net/