Rexha: Qëllimi i Vetëvendosjes është kapja e bordit të RTK-së dhe KPM-së
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka deklaruar se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje është kapja e bordeve të Radio Televizionit të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Media. Rexha këto deklarime i bëri përmes një konference të jashtëzakonshme për media. Ai theksoi se RTK-ja dhe KPM-ja janë kruciale për lirinë e mediave…
Lajme
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka deklaruar se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje është kapja e bordeve të Radio Televizionit të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Media.
Rexha këto deklarime i bëri përmes një konference të jashtëzakonshme për media.
Ai theksoi se RTK-ja dhe KPM-ja janë kruciale për lirinë e mediave në Kosovë.
“Më mirë të ketë vonesë për zgjedhjen e anëtarëve të bordeve sesa të ketë një proces i cili tashmë është i komprometuar dhe që ka për synim e shohim një kapje politike të këtyre dy bordeve nga Vetëvendosje”, deklaroi kreu i AGK-së.
“Ka shkuar në mënyrë të tillë që ka pasur mungesë të transparencës dhe për këtë opozita e ka bojkotuar komisionin për RTK-në….Deputetët nuk e kanë pasur kohën e duhur për t’i shqyrtuar dosjen e kandidatëve. AGK kërkon që ky proces të pezullohet dhe të rinis kur të sigurohet që të ketë një proces fer dhe transparent. RTK dhe KPM janë kruciale për lirinë e medias në Kosovë dhe ne dëshirojmë më mirë që të ketë vonesë për anëtarët e bordeve.. Koha në të cilën janë ftuar kandidatët për intervistë ka qenë e kufizuar dhe iu ka pamundësuar që të përgatiten për intervistat që nisin sot. Njëri nga kandidatët është ftuar mbrëmë në orën 9:24 për intervistën sot dhe është një praktikë e cila nuk duhet ndjekur”, tha ai./Lajmi.net/