Reuters me pamje live nga droni për vërshimet në Kosovë
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka nisur transmetimin e pamjeve live nga droni, duke pasqyruar situatën e krijuar si pasojë e vërshimeve në disa zona të Kosovës. Pamjet ajrore tregojnë përhapjen e ujit në zona të banuara dhe rurale, rrugë të përmbytura si dhe dëme të shkaktuara nga reshjet e shumta të ditëve të fundit.…
Lajme
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka nisur transmetimin e pamjeve live nga droni, duke pasqyruar situatën e krijuar si pasojë e vërshimeve në disa zona të Kosovës.
Pamjet ajrore tregojnë përhapjen e ujit në zona të banuara dhe rurale, rrugë të përmbytura si dhe dëme të shkaktuara nga reshjet e shumta të ditëve të fundit. Transmetimi live i Reuters po ndiqet nga mijëra shikues dhe media ndërkombëtare, duke e vënë Kosovën në fokus të vëmendjes globale, shkruan lajmi.net.
Autoritetet vendore janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët janë apeluar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përkatëse.
Situata mbetet dinamike, ndërkohë që ekipet emergjente vazhdojnë përpjekjet për menaxhimin e pasojave nga vërshimet. /Lajmi.net/