Respekt gjithkujt, frikë askujt

Selektori i Anglisë, Roy Hodgson ka deklaruar se nuk ka frikë nga asnjë skuadër para shortit të së premtes që do të përcaktojë grupet për Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Anglia nuk do të jetë bartëse e grupit në garën e vitit të ardhshëm, por Hodgson nuk i frikësohet ballafaqimit me ndonjërin prej favoritëve kryesor…

Sport

05/12/2013 20:30

Selektori i Anglisë, Roy Hodgson ka deklaruar se nuk ka frikë nga asnjë skuadër para shortit të së premtes që do të përcaktojë grupet për Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Anglia nuk do të jetë bartëse e grupit në garën e vitit të ardhshëm, por Hodgson nuk i frikësohet ballafaqimit me ndonjërin prej favoritëve kryesor për titull. “Ne i respektojmë të gjithë, por nuk i frikësohemi askujt”, deklaroi Hodgson për Sky Sports News.

“Në cilindo grup që gjendemi ne mendojmë se do të jetë i vështirë por jemi të lumtur që kemi ardhur deri këtu dhe presim çka do që na dhuron shorti”, shtoi ai.

“Ndjej gëzim dhe kënaqësi për atë që kemi bërë për të ardhur këtu. Ky ishte synimi ynë dhe për këtë kemi punuar shumë në grupin tonë prej mbi 10 ndeshjeve kualifikuese”, deklaroi ai.