Rënie drastike e vlerës së Balotellit

Vlera e Mario Balotellit në tregun e transferimeve ka rënë dukshëm.

Sport

23/05/2016 20:56

 

Forma e dobët e sulmuesit të Liverpoolit të huazuar te Milani, ka bërë që edhe vlera e tij në tregun e transferimeve të bie.

Vlera aktuale e tij sipas Transfermarkt është rreth shtatë milionë euro, përcjell Lajmi.net.

Ndërsa, dikur top sulmuesi italian kushtonte 30 milionë euro.

Forma e dobët nëpër të cilën ka kaluar kohëve të fundit, ka bërë që ai të mos ftohet nga Antonio Conte në Evropian me Italinë.