Rënie dramatike e numrit të nxënësve në Republika Srpska

Regjistrohet mbyllje masive e shkollave në rajonin e Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë. Kjo, sipas demografëve, po bëhet si pasojë e rënies së natalitetit dhe emigracionit.

Lajme

08/02/2014 13:03

Shkollat në Republika Srpska në Bosnje e Hercegovina nga dita në ditë po mbyllën si pasojë e  mungesës së nxënësve.

Statistikat tregojnë se numri i nxënësve në shkolla fillorë zvogëlohet pothuajse përgjysmë, shkruan Vecernje Novosti.

Nëse krahasohen të dhënat e numrit të nxënësve për 6 vjetët e fundit, shihet se nxënësit në Republika Srpska ka 16.534 nxënës më pak, që i bie 15 për qind më pak.

Zvogëlimi i numrit të nxënësve vërehet në të gjitha komunat e këtij rajoni.

Mesatarisht gjatë vitit, Republika Srpska mbetet pa rreth 2.700 nxënës të shkollave fillore, që tregon një rënie dramatike të natalitetit.

Rënia më e madh e nxënësve është shënuar në Shkollën Fillore “Petar Skundric” në Ostro Luca me 37 nxënës, pason Shkolla Fillore “Josif Pancic” në të njëjtin vend me 46 nxënës dhe Shkolla Fillore “Petar Kocic” me 71 nxënës në Ribinik.

Si pasojë e zvogëlimit të nxënësve është rënia e natalitetit në vitet e fundit, por dhe migrimi i vazhdueshëm, vlerësojnë demografë.

Në fillim të vitit shkollor 2008/2009 në Republika Srpska kishte 779 shkolla fillore, në të cilat mësonin 113.320 nxënës. Në vitet e pasuese, numri i shkollave kishte rënë në 754 me 108.736 nxënës.

Demografi Stevo Pasalic thotë për “Novosti” se RS për çdo vit numëron 2.500 banorë më pak.

“Numri i fëmijëve në shkolla është për çdo vit e më i vogël, ndërsa vërehet numër më i madh i tyre në vende urbane. Numri i nxënësve nuk bije në Banjallukë, Bijelinë dhe në pjesën urbane të Sarajevës Lindore”.