Renditja tabelore pas 15 javësh në Superligën e Kosovës në futboll

Me duelin e zhvilluar sot në mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit, është përmbyllur java e 15-të në elitën e futbollit kosovar. Edhe pas 15 xhirove, Ballkani vazhdon lidershipin me 35 pikë, shtatë më shumë se Llapi dhe 10 me tepër se Drita, shkruan lajmi.net. Prishtina është ngritur në pozitën e katërt me 21 pikë, një…

Sport

28/11/2023 16:17

Me duelin e zhvilluar sot në mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit, është përmbyllur java e 15-të në elitën e futbollit kosovar.

Edhe pas 15 xhirove, Ballkani vazhdon lidershipin me 35 pikë, shtatë më shumë se Llapi dhe 10 me tepër se Drita, shkruan lajmi.net.

Prishtina është ngritur në pozitën e katërt me 21 pikë, një më shumë se Malisheva dhe Dukagjini.

Feronikeli ’74 ka 15 pikë në pozitën e shtatë, ndërkaq Gjilani zë vendin e tetë me 14 pikë.

Në dy vendet e fundit pozicionohen Fushë Kosova me 10 pikë, kurse e fundit është Liria me 9 pikë.

Tabela e plotë: