Remzie Osmani në rolin e rrobaqepëses
E njohim për zërin fantastik dhe ëmbëlsinë që ajo ju ka sjellë këngëve popullore ndër vite.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/11/remzie-osmani-d-euml-rgon-tri-familje-n-euml-pushime_hd-1200x630.jpg)
ShowBiz
Por ky nuk është i vetmi talent i këngëtares Remzie Osmani. Ajo ka një pasion të fshehur, që publiku nuk ia ka njohur deri më tash.
Këngëtarja si protagoniste e programit të mëngjesit “Ora 7” , në rubrikën e ndërrimit të profesioneve, ka zgjedhur atë të rrobaqepëses.
Si një profesioniste e vërtetë, ajo ka zgjedhur materialet dhe ka marrë masat e klientes, duke e shoqëruar krejt këtë proces me shumë humor.