Rekordi i Salah e vendos atë në mesin e dy legjendave të Premier Ligës
Liverpool triumfoi me një 'poker' ndaj Southamptonit të shtunën.
Sport
Golat për “Të Kuqtë” u realizuan nga Diogo Jota dy herë, dhe nga një për Thiago Alcantaran dhe Virgil van Dijk.
Pavarësisht se nuk shënoi, Mohamed Salah vendosi një rekord në Premier Ligë.
Egjiptiani regjistroi një asistim në golin e dytë të skuadrës për bashkëlojtarin Jota, me ç’rast emri i tij u vendos vetëm prapa dy legjendave të mëdha si Alan Shearer e Thierry Henry.
150 – Mohamed Salah tani është përfshirë drejtpërdrejt në 150 gola në Premier Ligë në 171 ndeshjet e tij në kompeticion (108 gola, 42 asistime) – vetëm Alan Shearer dhe Thierry Henry arritën 150 gola të përfshirë në më pak ndeshje se egjiptiani.
150 – Mohamed Salah has now been directly involved in 150 Premier League goals in his 171 games in the competition (108 goals, 42 assists) – only Alan Shearer and Thierry Henry reached 150 goal involvements in fewer games than the Egyptian. Elite. #LIVSOU pic.twitter.com/T1KJD6gfUU
— OptaJoe (@OptaJoe) November 27, 2021
Salah gjithashtu tani ka shënuar ose asistuar në secilën nga 11 ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë për Liverpoolin.
⚽
⚽
⚽
⚽
⚽?️
⚽?️
⚽⚽⚽?️
?️
?️
⚽
?️Incredible. pic.twitter.com/UqbEPtnKlT
— Squawka Football (@Squawka) November 27, 2021
Salah ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 25 gola në të gjitha garat këtë sezon (17 gola, 8 asistime), më shumë se dyfishi i çdo lojtari tjetër të Premier Ligës.
25 – Mohamed Salah has been directly involved in 25 goals in all competitions this season (17 goals, 8 assists), more than double that of any other Premier League player. Ridiculous. #LIVSOU
— OptaJoe (@OptaJoe) November 27, 2021
Ai është top golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në Premier Ligë këtë sezon, me 11 gola e tetë asistime. /Lajmi.net/