Rekord i ri, Bitcoin shkon në 50,000 dollarë
Monedha digjitale Bitcoin ka thyer një rekord të ri, duke arritur vlerën e më shumë se 50,000 dollarëve.
Auto & Tek
Kriptovaluta e cila u krijua nga një shpikës i panjohur, është rritur 72% vetëm këtë vit. Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera prodhohen nga kompjuterët. Gjysma e vlerës së tij të supozuar vjen nga numri i caktuar i Bitcoinëve që mund të prodhohen.
Por rregullatorët paralajmërojnë se kriptovalutat janë të rrezikshme, për shkak se vlera e tyre mund të ndryshojë shpejtë, si në rritje ashtu edhe në rënie, transmeton Lajmi.net.
Rritja më e madhe e tij këtë vit erdhi pasi Elon Musk bleu 1.5 miliardë dollarë Bitcoin dhe tha se shumë shpejtë do ta pranojë Bitcoinin si formë pagese për veturat e tij.
Mbështetësit thonë se Bitcoin mund të veprojë si një depo e vlerës, sikur një version digjital i arit. Nëse Bitcoin arrin vlerën kapitale të arit, atëherë mund të shkojë deri në 500,000 dollarë për Bitcoin. /Lajmi.net