Reklama finlandeze të cilën mund ta lexoni vetëm nga një distancë prej dy metrash
Reklamat e gazetave nuk janë vendi i parë tanimë për të kërkuar diçka të re, por një reklamë e re nga Finlanda ka treguar se ky medium shumë mirë mund të tërheqë vëmendjen e lexuesve.
Fun
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për gazetën e famshme finlandeze Helsingin Sanomat e cila në një mënyrë të pazakontë u kujtoi lexuesve nevojën për të mbajtur distancën e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit.
Siç thuhet më tej, iluzioni optik i vendosur në shpallje ju lejonte të lexoni reklamën vetëm nëse jeni larg nga 1.5 deri në 2 metra.
“Ne nuk donim të bënim një udhëzim tradicional për t’u treguar njerëzve se çfarë të bëjnë. Në vend të kësaj, ne donim t’u jepnim atyre një përvojë të vërtetë për të pasur mundësinë për të eksperimentuar me distancën”, kanë thënë autorët.
A Finnish newspaper ran a print ad that can only be read from six feet away. https://t.co/xO4KqVJmar pic.twitter.com/WkEQCbkawP
— Nieman Lab (@NiemanLab) May 11, 2020