Reja: Do të isha i kënaqur nëse luajmë në Angli 90 minuta sikur 45 minutat e para kundër Andorrës

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë në futboll Edi Reja ka folur pas ndeshjes kundër Andorës ku Shqipëria siguroi 3 pikë nga një fitore minimale me rezultat 0 - 1.

Sport

25/03/2021 23:05

Reja pas ndeshjës shprehet se ishte i kënaqur me pjesën e parë të ndeshjes ani pse do të mund të kalonin në epërsi më të thellë në pjesë të parë, shkruan lajmi.net.

“Isha shumë i kënaqur me pjesën e parë, mund të konkretizonim më shumë që në pjesën e parë, na u desh një çerek ore dhe minutat e pjesës së dytë që të merrnim vetën, kurse Andora është skuadër e vështirë që bën presion dhe krijon tension.”, tha Reja.

Lidhur me rezultatin ai tha se është i kënaqur me tre pikët, por gjithashtu do të ishte i kënaqur edhe me më sumë gola.

“Ne jemi të kënaqur me këto tre pikë dhe rezultati na kënaq, do isha i kënaqur edhe me 2 – 0 por jam i kënaqur edhe me 1 – 0, janë tri pikë të rëndësishme dhe të shohim përpara me besim.”, tha ai.

Tutje lidhur me mos-funksionimin e sulmit në konkretizimin e rasteve për gol, Reja tha se do të kërkojë nga lojtarët t’i shfrytëzojnë rastet.

“Kemi luajtur me 5 lojtar në fazën sulmuese dhe duhet të kemi taktika të forta, do të kërkoj ta shfrytëzoj në maksimum këtë lojë që kemi tani, pasi do t’i japim hapësirë edhe disa të rinjve sepse kalendari është i ngjeshur dhe duhet të përdorët ë paktën 20 lojtar në këto ndeshje dhe mes tyre do të shohim nëse do të dalin elementë të rëndësishëm.”, tha Reja.

Lidhur me mundësinë për të shënuar më shumë gola, Reja thotë se mbrojtja e Andorës ishte e mbyllur dhe ky ishte fakti që pamundësoi më shumë gola.

“Ishte e vështirë për sulmin sepse ata u vendosën me 5 lojtarë në mbrojtje dhe nuk kishte hapësira, në këtë situatë duhet të kesh mesfushën të fortë që gjen hapësira për sulmuesit o përpoqëm sidomos me Lenjanin dhe Memushajn më pak me Hysajn, ishim pak më të pasur në të majtën, krijonim shumë më tepër, ishim pak efikas në fazën ofenzive mbi të gjitha”, tha Reja.

“Por është ndeshja e parë në një fushë të vështirë dhe nuk do të kënaqemi nga kjo paraqitje. Do të isha shumë i kënaqur nëse luajmë 90 minuta në Angli si 45 minutat me Andorën.”, përfundoi Edi Reja. /Lajmi.net/