“Regjia ndaljani telefonin…mikrofonin” – Gafa e radhës e Avni Deharit në Kuvendin e Kosovës
Avni Dehari është deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, prandaj edhe udhëheq Kuvendin e Kosovës deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ai gjatë këtyre 44 seancave ka bërë disa gabime në leximin e fjalëve e urdhërave të regjisë për ndaljen e mikrofonave të deputetëve të opozitës. Një të tillë…

Lajme
Avni Dehari është deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, prandaj edhe udhëheq Kuvendin e Kosovës deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai gjatë këtyre 44 seancave ka bërë disa gabime në leximin e fjalëve e urdhërave të regjisë për ndaljen e mikrofonave të deputetëve të opozitës.
Një të tillë e bëri edhe sot derisa po fliste Artan Behrami i PDK-së.
“Regjia ndaljani telefonin…mikrofonin”, tha Avni Dehari.
Ai ditë më parë në njërën nga seancat e Kuvendit ftonte sigurimin që të ndalte mikrofonin në vend të regjisë, e njëherë tjetër e ftoi seancën e radhës për viti 2005, ndërsa tash e 44 seanca ai e quan seancën konstituives i “konstitutive”. /Lajmi.net/