Refuzuan 80 milionë euro, Ajax e Anthony presin ofertën e re të Man United

Manchester United pritet të bëjë lëvizje të re për Anthony. Anësori brazilian, Anthony është dëshira e trajnerit të Manchester United, Erik ten Hag, dhe ‘Djajtë e Kuq’ po bëjnë çmos të sigurojnë kartonin e tij. Sipas raportimeve të mediave britanike, Ajax kanë refuzuar së fundmi një ofertë 80 milionë euro, përcjell lajmi.net. Tani, Ajax, por…

Sport

24/08/2022 15:42

Manchester United pritet të bëjë lëvizje të re për Anthony.

Anësori brazilian, Anthony është dëshira e trajnerit të Manchester United, Erik ten Hag, dhe ‘Djajtë e Kuq’ po bëjnë çmos të sigurojnë kartonin e tij.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Ajax kanë refuzuar së fundmi një ofertë 80 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Tani, Ajax, por edhe kampi i Anthony po presin ofertën e re nga Man United.

Oferta tjetër e Manchester United pritet të shkojë deri në 100 milionë euro.

Kushtet personale të marrëveshjes janë arritur me lojtarin dhe ai dëshiron kalimin në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/