Refuzohet Reali

Cruzeiro ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Real Madridit për transferimin e mesfushorit Lucas Silva në Santiago Bernabeu. Klubi nga Belo Horizonte kërkon 15 milionë euro për shitjen e tij.

Sport

16/12/2014 20:51

Vazhdojnë negociatat mes Real Madridit dhe Cruzeiros për transferimin e mesfushorit Lucas Silva.

Por, sipas “Marca.com”, klubi brazilian ka refuzuar ofertën e dytë të Los Blancos. E para ishte prej rreth 12 milionë euro që nuk përmbushi kërkesën e Cruzeiros.

Por, klubi nga Belo Horizonte e ka refuzuar edhe të dytën duke insistuar se nuk do të shesë Silvan për më pak se 15 milionë euro.

Pikërisht kaq është i gatshëm të paguajë Arsenali në Premierligë, mirëpo dëshira e futbollistit është që të luajë në Santiago Bernabeu.