Refuzimi i kontratës, Willian në bisedime me rivalin e Chelseat

Willian ka hedhur poshtë përsëri një ofertë të një kontrate dy vjeçare nga Chelsea, por anësori ka nisur bisedimet me skuadrat e interesuara për të.

Sport

03/08/2020 14:36

Ylli brazilian dëshiron të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Blutë synojnë të bëjnë mrekulli pas humbjes 3-0 në shtëpi të ndeshjes së parë kundër Bayern Munich të shtunën.

Por 31-vjeçari ka nisur bisedimet me Arsenalin për një transferim të mundshëm në ‘Emirates’, njofton Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

Willian është një nga lojtarët më të pëlqyer të Mikel Arteta, me të cilin mund të arrihet marrëveshja.

Asnjë marrëveshje ende nuk është bërë, pasi bisedimet janë në fazën fillestare. /Lajmi.net/