Reçica: VV si UDB, po kontrollon se kush me kë po rri
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Elmi Reçica, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të instalojë regjimin e UDB-së, për të kontrolluar njerëzit se kush me këndë po rrinë.
Lajme
Ky reagim i tij ka ardhur pas publikimit të një foto të bërë nga Levizaj Vetëvendosje ku deputeti Reçica shihet në shoqërimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe kryeinspektorit të punës, Basri Ibrahimi.
“Vetëvendosje po teton të instalojë regjimin e UDB-së, se kush me kë po rri. Në Kosovë ka qenë një regjim i tillë, por që është dhënë shumë mund për tu larguar ky regjim”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
Reçica po ashtu ka pyetur deputetët e VV-së, se me çfarë të drejte fotografojnë fshehurazi dhe kush po punon për ta./ lajmi.net.
