Reali vazhdon me fitore

Real Madrid mposhti Elchen me rezultat 3:0 dhe mori kryesimin në La Ligë. Los Blancos, pavarësisht mungesës së Cristiano Ronaldos për shkak të suspendimit, triumfuan me lehtësi ndaj kundërshtarit duke u ngjitur në pozitën e parë në tabelë, para duelit mes Real Sociedadit dhe Barcelonës, sonte në mbrëmje. Asier Illarramendi e kaloi Realin në epërsi…

Sport

22/02/2014 16:56

Real Madrid mposhti Elchen me rezultat 3:0 dhe mori kryesimin në La Ligë.

Los Blancos, pavarësisht mungesës së Cristiano Ronaldos për shkak të suspendimit, triumfuan me lehtësi ndaj kundërshtarit duke u ngjitur në pozitën e parë në tabelë, para duelit mes Real Sociedadit dhe Barcelonës, sonte në mbrëmje.

Asier Illarramendi e kaloi Realin në epërsi pas pak më tepër se gjysmë ore lojë, dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve.

Por, në minutën e 72’të në skenë doli Gareth Bale i cili realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca duke e dyfishuar epërsinë e Realit, para se Isco të shtonte golin e tretë, në minutën e 81’të, dhe vulosi fitoren e gjigantit madrilen.

Reali tani ka 63 pikë, tri më tepër se Barcelona që takohet sonte me Sociedadin dhe tri më shumë se Atletico Madrid që ndeshet me Osasunën.