Reali triumfon në “El Clasico” ndaj Barcelonës
Real Madrid dhe Barcelona janë përballur në "El Clasicon" numër 246 në histori në kuadër të La Ligas.
Sport
Barcelona fillimisht pati iniciativën por që mysafirët nuk mundën të tregoheshin efektivë para portës së Courtois, shkruan lajmi.net.
Real Madridi ishte tejet i rrezikshëm me anë të kundërsulmeve, ku “Blaugranët” nuk dukeshin se mund të përballonin shpejtësinë e lojtarëve të “Los Blancos”.
Karim Benzema shënoi gol fantastik në min (14′). Pas Benzemas, Toni Kroos dyfishoi avantazhin nga gjuajtja e lirë.
Kroos shënoi në min (28′). Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Real Madridit.
Ne pjesën e dytë, Koeman reagoi duke futur Griezmann dhe Ilax Moriban. Por nuk ishin sulmuesit ata që realizuan, në zonë u gjend mbrojtësi Oscar Mingueza.
Mingueza shënoi gol në min (60′) pas një asistimi nga Jordi Alba.
Braithwaite u rrëzua në zonë në min 82′, por që gjyqtari vendosi që nuk ishte penalti.
Casemiro u ndëshkua me karton të kuq në min 89′ pas ndërhyrjes në Messi.
Ndeshja përfundoi, rezultati përfundimtar, Real Madrid 2-1 Barcelona. Tani, “Los Blancos” ngriten në vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Barcelona ka një pikë më pak, gjithsej 65 pikë në vendin e tretë. /Lajmi.net/
Goli i Benzemas:
What a goal from Benzema ????#ElClasico pic.twitter.com/Na2o8x5grX
— Shahajad’ul Islam (@Shahzad_823) April 10, 2021
Goli i Kroos:
Toni Kroos freekick goal let’s go. We winning thispic.twitter.com/vWLRP0Nv3N
— Jerry (@CristianoStyle7) April 10, 2021
Goli i Mingueza:
Real Madrid:2-Barcelona:1 Goal Mingueza min.60 pic.twitter.com/t7FK9tPwor
— Fred Johnson (@flyemirates_123) April 10, 2021