Reali publikon listën e lojtarëve ndaj Atalantas në LK, mungojnë Benzema dhe Hazard
Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjen ndaj Atalantas.
Sport
Reali do të udhëtojë në Bergamo për tu ndeshur me Atalantan në kuadër të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Benzema, Sergio Ramos, Eden Hazard, Marcelo, Dani Carvajal, Fede Valverde, Rodrygo Goes, Alvaro Odriozola dhe Eder Militao janë mungesat e “Los Blancos”.
Risi në grumbullimin e Zidane janë lojtarët nga Real Castilla, Hugo Duro, Arribas, Blanco, Miguel dhe Chust.
Lista e plotë e lojtarëve të Realit për ndeshjen ndaj Atalantas./Lajmi.net/
Portierë: Courtois, Lunin, Altube
Mbrojtës: Varane, Nacho, Mendy, Chust, Miguel
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Arribas, Blanco
Sulmues: Asensio, Lucas, Vinicius, Mariano, Hugo Duro