Reali po planifikon shitjen e disa futbollistëve vitin e ardhshëm

Real Madrid po planifikon një spastrim të madh të lojtarëve të ekipit të parë, sipas AS.

Sport

08/11/2021 20:32

Gjigantët spanjollë do të kursejnë mbi 100 milionë euro duke hequr Gareth Bale, Eden Hazard, Isco dhe Marcelo vitin e ardhshëm.

Luka Jovic dhe Jesus Vallejo gjithashtu mund të largohen pasi Reali kërkon të mbledhë fonde shtesë për yllin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe.

Ndonëse ylli francez mund të transferohet me parametra zero tek ekipi madrilen pasi mbetet pa kontratë nga klubi i tanishëm në verën e ardhshme, kërkesa e pagës javore nga francezi mund të ketë koston e madhe, që do të bënte që skuadra madrilene do të duhet të përgaditet për një mega-kontratë për 22-vjeçarin. /Lajmi.net