Reali po planifikon rinovimin e kontratës me Viniciusin
Braziliani i Real Madridit, Vinicius Junior është duke shkëlqyer këtë edicion me madrilenët.
Sport
Forma e mirë e tij këtë sezon ka bërë që Reali të mendoj për rinovimin e tij, pavarësisht se braziliani ka një kontrate aktuale që skadon në vitin 2025.
Siç raporton gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano, Vinicius Junior do të diskutojë zgjatjen e kontratës së tij me Real Madridin në javët/muajt e ardhshëm.
“Vinicius Junior do të diskutojë zgjatjen e kontratës së tij me Real Madridin në javët/muajt e ardhshëm. Puna në progres për të përgatitur një marrëveshje të re afatgjatë. Përfshirja e Vinicius në bisedimet e Mbappe me Psg-në nuk ishte as një temë për bordin e Real Madridit”, ka theksuar Romano në tweetin e tij.
Vinicius Junior will discuss his contract extension with Real Madrid in the next weeks/months, as reported days ago. Work in progress to prepare new long-term deal. ⚪️?? #RealMadrid
Vinicius to be included in Mbappé talks with Psg was ‘not even a topic’ for Real Madrid board. https://t.co/e5nnxfpSkZ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 7, 2021
21-vjeçari ka nëntë gola dhe shtatë asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Lajmi.net