Reali pa Ronaldon

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka njoftuar se Cristiano Ronaldo, por edhe disa futbollistë të tjerë të rëndësishëm, do të mungojnë në duelin me Celta Vigon të dielën, në xhiron e parafundit të La Ligës.

Sport

10/05/2014 14:13

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo, por edhe disa futbollistë të tjerë të rëndësishëm, nuk do të luajnë në ndeshjen kundër Celta Vigos të dielën, në kuadër të xhiros së parafundit në La Ligë.

“Cristiano nuk do të luajë nesër sepse nuk është në 100 përqind të formës fizike”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.

“Preferoj të mos rrezikoj, njësoj sikur me Pepen, Varane, Carvajal dhe Di Maria që po ashtu nuk do të luajnë nesër. Vendimi është i të gjithëve, kam biseduar me stafin mjekësor dhe kemi marrë vendime”, shtoi ai.

“Do të mundohemi të japim maksimumin, duhet ta fitojmë këtë ndeshje sepse në futboll mund të ndodh gjithçka. Por, duhet përmendur se Cristiano, nëse kjo e nesërmja do të ishte një finale, ai do të dëshironte të luante”, theksoi Ancelotti.