Reali lëshon mundësinë e artë për të ngushtuar distancën me Atleticon, barazon pa gola me Betisin

Real Madrid dhe Real Betis janë ndeshur në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligas.

Sport

24/04/2021 22:51

Përgjithësisht, pjesa e parë nuk pati shumë raste shënimi, edhe pse “Los Blancos” tentuan disa herë madje duke lënë mbrojtjen e rrezikuar nga kundërsulmet e Betisit, shkruan lajmi.net.

Isco u ndëshkua në min (35’) pas një ndërhyrje të ashpër që bëri.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, Zidane reagoi me zëvendësime, ku prej tyre u inkuadruan Vinicius dhe Hazard.

Në minutën e 77’, Vinicius pati një mundësi të mirë përmes një kundërsulmi, por që braziliani dështoi të finalizojë rastin.

Me këtë barazim, “Los Blancos” qëndrojnë në vendin e dytë me 71 pikë, dy më pak se Atletico.

Në fund, ndeshja përfundoi pa gola, rezultati përfundimtar, Real Madrid 0-0 Real Betis./Lajmi.net/