Reali kërkon Mottan

Real Madrid është i interesuar për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Thiago Motta për të shtuar konkurrencën në repart, për edicionin e ardhshëm.

Sport

23/04/2015 14:20

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dëshiron ta zgjidh problemin e mesfushës sa më shpejt që është e mundur.

Madje, ai tashmë ka bërë gati një përforcim për afatin kalimtar të verës.

“Për shkak të lëndimeve të Toni Kroos dhe Luka Modriq, për çka të martën mbrëma u desh të luajë si mesfushor Sergio Ramos, Ancelotti po kërkon ta transferoj Thiago Mottan”, shkruan ‘El Mundo Deportivo’.

32-vjeçari, ish lojtar i Barcelonës, ka kontratë me PSG deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ancelotti e njeh mjaft mirë Mottan, pasi kanë punuar së bashku në PSG.